Lionel Messi vazhdon të koleksionojë rekorde çdo ditë e më shumë në karrierën e tij.
Barcelona ka marrë edhe fitoren e katërt radhazi në kampionatin spanjoll, duke e mposhtur Celta Vigon me rezultat 2-0.
Golat në këtë fitore të gjigantit katalunas i shënuan nga Ousmane Dembele (10′) dhe Lionel Messi (45′).
Megjithatë, goli i yllit argjentinas ngërthen me vete një rekord të paparë deri më tani në futbollin evropian.
Ky ishte goli i 15-të i Messit në kampionatin spanjoll në këtë sezon, duke qenë lider në listën e golashënuesve.
Me këtë gol, sulmuesi argjentinas bëhet lojtari i parë në pesë ligat kryesore evropiane që arrin këtë numër golash në 11 sezone radhazi.
11 – Lionel Messi is the only player from the top five European leagues to score 15+ league goals in each of the last 11 seasons. Fantastic. pic.twitter.com/em14nes8q8
— OptaJose (@OptaJose) December 22, 2018
Sezoni i parë kur Messi arriti të shënoj mbi 15 gola ishte sezoni 2008/09, ku argjentinasi e mbylli sezonin me 23 gola nga 31 ndeshje.
Sezoni ku ylli i Barcelonës shënoi më shumë gola në La Liga ishte ai 2011/12, ku kishte shënuar plot 50 gola nga 37 ndeshje. /Telegrafi/