Site icon Telegrafi

Messi sfidon Koemanin: Nuk e dua askënd që nuk dëshiron të jetë te Barcelona

Ronald Koeman është prezantuar me problemet që do t’i ketë te Barcelona, derisa me gjasë nuk e ka pritur një gjë të tillë.

Trajneri holandez e zëvendësoi Quique Setienin që u shkarkuar nga klubi katalunas, pas humbjes turpëruese 8-2 ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Lionel Messi e ka paralajmëruar Koemanin se nuk dëshiron persona në klub që nuk e duan Barcelonën.

“Nuk e dua askënd që nuk dëshiron të jetë te Barça”, ka thënë 33-vjeçari.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është duke bërë presion mbi trajnerin tulipan, duke ia vështirësuar projektet që kishte në mendje.

Besohet se Koeman ishte i gatshëm që të largonte Messin nga Barcelona, shkaku që mund t’i prishë planet e tij në skuadër.

Lexo po ashtu Lista me 13 lojtarët që kanë luajtur me Messin dhe Ronaldon

Holandezi thuhet se po teton të ndërtojë skuadrën rreth Philippe Coutonhos, Antoine Griezmannit dhe Ousmane Dembeles.

Mirëpo, qëndrimi i Messit ka ndryshuar gjërat dhe do të shihet e gjitha kur të fillojë edicionin 2020/21 se cili do të ketë fjalën e fundit, Messi apo Koeman. /Telegrafi/

Exit mobile version