Lionel Messi ka përjetuar serinë më të keqe në shtatë viteve të fundit, duke mbetur shterp pa shënuar gol në gjashtë ndeshje radhazi.
Ylli argjentinas shkoi në krye të ndeshjes në Mestalla në mes të një thatësie akute, duke kaluar pesë ndeshje pa gol në të gjitha garat.
Ky ‘agjërim’ i argjentinasit pa gol pritej t’i jepej fundi në ndeshjen derbi ndaj Valencias, por ai edhe pse e gjeti golin, ai iu nuk iu pranua nga gjyqtari.
Dhe një ndeshje tjetër bosh kundër Los Che e qoi rekordin e tij negativ në gjashtë ndeshje, ndërsa herën e parë që ka shkuar kaq shumë kohë pa u regjistruar në tabelën e shënuesve daton në vitin 2010.
Pesë nga këto ndeshje kanë ardhur në fanellën e Barcelonës, ndërkohë që Messi dështoi të shënoj edhe për Argjentinën në miqësoren e këtij muaji kundër Rusisë.
Për të qenë e drejtë ndaj Messit, magjia e tij e thatë duhet të kishte përfunduar herët, por ja që nganjëherë edhe ‘jashtëtokësorët’ dështojnë.
Megjithatë, argjentinasi bëri një asistim fantastik për Jordi Alban për të siguruar një pikë për vizitorët, pasi Rodrigo i kishte dhënë Valencias epërsinë.
Dhe edhe nëse ai nuk i ka gjetur golat kohëve të fundit, Messi mbetet golashënuesi më i mirë i La Ligës me 12 gola pas 13 ndeshjeve, tre më shumë nga sfiduesi më i afërt, Simone Zaza. /Telegrafi/