Telegrafi

Messi: Ronaldo është më i miri që e kam parë

Prej debutimit të tij te Barcelona, Lionel Messi ka luajtur me më të mirët dhe është përballur me disa nga më të mirët në futbollin botëror, por argjentinasi e ka zbuluar lojtarin që i bëri më së shumti përshtypje dhe ai ishte Ronaldo Nazario.

Legjenda braziliane shënoi 34 gola në 37 ndeshje në La Liga me Blaugranat dhe vlerësohet si një nga sulmuesit më të mirë që ka parë ndonjëherë bota e futbollit.

“Ronaldo ishte një fenomen”, ka thënë fillimisht Messi për TyC Sports.

“Nga të gjithë sulmuesit që kam parë në jetën time, ai ishte më i miri. Një lojtar mbresëlënës nga çdo aspekt”.

Fatkeqësisht, Messi kurrë nuk e pati mundësinë të luajë ndaj tij pasi kur ai e nisi,  Ronaldo ishte në mbyllje të karrierës në Corinthians. /Telegrafi/