Telegrafi

Messi rikthehet në stërvitje, pritet të luajë kundër Betisit

Lionel Messi është kthyer në seancat stërvitore me shokët skuadrës së Barcelonës.

Argjentinasi është rikthyer në kohën e duhur pas humbjes në javën e parë të kampionatit dhe pritet të startojë gjatë kësaj fundjave.

Superylli argjentinas pësoi një dëmtim të pulpës së këmbës në ditën e parë të stërvitjeve në Nou Camp dhe ka punuar i vetëm.

Katalunasit para shikuesve të vetë do të takohen gjatë ditës së diele me ekipin e Real Betisit, e cila në xhiron e parë pësoi humbje kundër Valladolit.

Ousmane Dembele dhe Luis Suarezit ka të ngjarë të mos luajnë kundër andaluzianëve pas lëndimeve të pësuara gjatë javës së kaluar.

Ndryshe, Barcelona në ditët e kaluara ka huazuar anësorin sulmues, Philippe Coutinhon, i cili në sezonin e ri do të luajë te kampioni gjerman, Bayer Munich. /Telegrafi/