Site icon Telegrafi

Messi rikthehet në stërvitje

Lionel Messi është rikthyer në stërvitje.

Barcelona ka marrë lajme shumë të mira pasi futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave u rikthye në punë.

Ai mungoi 11 ditë për shkak të një frakture që pësoi në krah.

https://www.youtube.com/watch?v=nwWhhdteEVg

Sulmuesi e pësoi lëndimin në ndeshjen për pozitën e parë ndaj Sevillas në Camp Nou.

Ai megjithatë mungon në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Cultural Leonesa.

Ndërkaq, sipas të gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës në La Liga dhe sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Interit që zhvillohet të martën më 6 nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version