Ai mund të ketë fituar çmime dhe trofe për më shumë se një dekadë, por Lionel Messi ende dëshiron më shumë suksese.
Argjentinasi është i etur të vazhdojë ta shtojë numrin e medaljeve, ndërsa së fundmi ka folur për objektivat e tij.
“Qëllimi im kryesor është të vazhdoj të rritet dhe të mos jem i kënaqur me atë që kam bërë, fituar apo arritur”.
“Dua të bëhem më i mirë çdo ditë dhe të plotësoj më shumë objektiva dhe të fitoj më shumë tituj”.
“Unë e konsideroj veten shumë konkurrues”.
“Më pëlqen të fitoj gjithçka dhe nuk më pëlqen të humbas fare”.
Nr.10 gjithashtu foli edhe për pozitën e tij në fushim, duke thënë që i pëlqej ta bëjë lojën se sa të shënojë gola.
“Unë e shoh veten më shumë si një lojtar që kontrollon ndeshjet, i cili merr pjesë shumë me topin dhe që e bën lojën të shkojë, se sa si lojtar golashënues”, tha ka thënë ai në një ngjarje të Unisports dhe Adidas.
Në fillim të sezonit, Messi bëri komente ambicioze duke thënë se Barcelona e do ta fitojë Ligën e Kampioneve 2018/19. /Telegrafi/