Site icon Telegrafi

Messi publikon video në rrjetet socale – aty ku i kërkon falje PSG-së për sjelljen e fundit

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Lionel Messi ka publikuar një video duke kërkuar falje pasi humbi stërvitjen shkaku i një udhëtim të paautorizuar në Arabinë Saudite me familjen e tij.

Argjentinasi humbi stërvitjen e PSG-së të hënën në mënyrë që të shkojë në Arabinë Saudite dhe të përmbushë angazhimet e tij të sponsorizimit me Bordin Turistik të Arabisë Saudite, duke e bërë këtë pa autorizim nga klubi.

Tifozët e PSG-së më pas dolën jashtë stadiumit për të kënduar këngë fyese për Messin. Klubi sanksionoi fituesin e Kupës së Botës, duke e pezulluar nga çdo aktivitet pa pagesë për dy javë.

Lexo po ashtu PSG reagon e indinjuar pas protestave të tifozëve kundër Messit dhe Neymarit

Të premten në mbrëmje, shtatë herë fituesi i Topit të Artë publikoi një video duke shpjeguar situatën dhe duke kërkuar falje.

“Doja ta bëja këtë video duke pasur parasysh gjithçka që po ndodh. Fillimisht u kërkoj falje bashkëlojtarëve dhe klubit. Sinqerisht mendova se do të kishim një kohë të lirë pas ndeshjes, siç kishte ndodhur në javët e mëparshme. E kisha organizuar këtë udhëtim në Arabi, të cilin më parë e kisha anuluar dhe këtë herë nuk munda”, thotë fillimisht Messi.

“Kërkoj falje sërish dhe jam në dispozicion të tyre për çfarëdo që të vendosë klubi. Një përqafim”.

Messi ishte kritikuar si në shtypin francez, ashtu edhe nga tifozët e PSG-së për mungesën e tij të profesionalizmit. Normalisht, lojtarët e PSG-së kishin pushim të hënën pas fitoreve, por u mundën 3-1 në shtëpi nga Lorient. /Telegrafi/

Exit mobile version