Telegrafi

Messi preferon Neymarin para Lautaros për tu transferuar te Barcelona

Lionel Messi raportohet se favorizon rikthimin e Neymarit në Barcelonë para blerjes së Lautaro Martinezit.

Mediumi spanjoll Cadena Ser, pretendon se drejtuesit e klubit katalanas konsultohen me kapitenin e klubit, sa herë që klubi dëshiron të marr ndonjë lojtarë për t’i ditur preferencat e tij.

Në mënyrë, gjigantët e La Liga duan të nënshkruajnë më Neymarin, para Lautaro Martinezit.

Sidoqoftë, pandemia globale e coronavirusit ka shkaktuar shumë pasiguri financiare në futboll, ku klubet do të kenë probleme për të marr lojtarët e dashuruar.

Martinez është më lehtë i arritshëm, por Neymar  mbetet një objektiv kryesor për klubin në aspektin strategjik.

Një burim i klubit i ka thënë radios spanjolle: “Nëse ai do të duhej të zgjidhte midis Lautaro dhe Neymar, është e qartë që Leo Messi preferon brazilianin”.

Neymar, Luis Suarez dhe Lionel Messi, kishin formuar të ashtuquajturën MSN. /Telegrafi/