Lionel Messi do të jetë pjesë e skuadrës së Barcelonës për ndeshjen e së dielës ndaj Gironas në La Liga.
Kapiteni pushoi në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Sevillas, ndeshje ku katalunasit e humbën me rezultat 2-0.
Argjentinasi nuk ka startuar në dy ndeshjet e fundit për Barçën, ndërsa ndaj Leganes arriti të shënojë menjëherë pas inkuadrimit nga banka rezervë.
Ndaj Gironas do të mungojë Ousmane Dembele, po ashtu edhe Jeison Murillo, skuadra e plotë: Ter Stegen, Cillessen, Sergi Roberto, Pique, Rakitic, Semedo, Denis Suarez, Coutinho, Arthur, Luis Suarez, Messi, Lenglet, Malcom, Alba, Boateng, Alena, Vidal, Vermaelen.
Messi në këtë sezon ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në La Liga në 1437 minuta lojë (16 ndeshje si titullar, dy si zëvendësim).
Pas Gironas skuadra nga Camp Nou do të luajë ndaj Sevilals në Kupën e Mbretit, pastaj Valencias në La Liga.
Aktualisht Barça kryeson kampionatin elitar spanjoll me 46 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi që ka një ndeshje më shumë. /Telegrafi/