Site icon Telegrafi

Messi përkundër se i gjakosur në këmbë, arriti të përfundonte ndeshje jetike për Argjentinën

Nuk është hera e parë që Lionel Messi jep gjithçka nga veja vetëm që Argjentinas të shijojë suksesin ndërkombëtar.

Ylli i Barcelonës dhuroi spektakël ndaj Kolumbisë, duke arritur që të kualifikohen në finale të Kupës së Amerikës, po vetëm, pas penalltive.

Koha e rregullt përfundoi 1-1, e aty Messi arriti të asistonte te Lautaro Martinez që e shënoi golin e parë të takimit në minutën e shtatë.

Por, ku kishte filluar pjesa e dytë, 34-vjeçari kishte një moment tejet të tmerrshëm, shkaku që Frank Fabra i Kolumbisë bëri një ndërhyrje të palejueshme.

Në minutën e 55-të, gjyqtari u detyrua të ndëshkonte lojtarin me karton të verdhë, derisa Messi mbeti i gjakosur në këmbë.

Edhe pas këtij lëndimi, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë arriti të vazhdonte takimin, me këmbën e tij që shihej qartë se po gjakonte.

Kujtojmë se në finale, Argjentinas do të takohet me Brazilin për më të mirin Amerikës Jugore, e Mesme dhe asaj Veriore. /Telegrafi/

Exit mobile version