Në vitet e fundit pas çdo paraqitje të madhe të Lionel Messit, tifozët e klubeve tjera shfaqeshin me pyetjen e famshme: “A mund t’ia dilte Messi në një të martë të ftohtë dhe me shi në Stoke?”.
Dhe më në fund njeriu i pesë Topave të Artë, nëntë titujve La Liga, gjashtë Kupa të Mbretit, katër Liga të Kampionëve dhe 566 golave me Barcelonën dhe 65 tjerë me Argjentinën, i është përgjigjur kësaj pyetje.
“Ata duhet të shohin fushat ku kam luajtur në Rosario”, ka thënë Messi për shkurt dhe mirë, duke iu treguar se fushat ku fillimisht ka luajtur ai në Argjentinë ishin edhe më vështira.
Leo asnjëherë nuk ka luajtur deri më tani në stadiumin Bet365 të Stoke Cityt, dëshira e shumë tifozëve do ishte ta shikojnë argjentinasin një herë ndaj skuadrës angleze, por kjo duket e vështirë duke ditur gjendjen e Stoke.
Stoke aktualisht luan në Championship (kampionati i dyte elitar anglez) dhe renditet në vendin e 14.
Pra, një përballje Barcelona-Stoke në një garë evropiane me shumë mundësi është e pamundur edhe për shumë vite, kështu që shpresojmë në një miqësore.
Klubi i parë i Messit ishte Newell’s Old Boys, i cili është klubi i vendlindjes së tij, Rosario. /Telegrafi/