Telegrafi

Messi përfshihet në një incident në Ibiza, stafi i sigurimit e shoqëroi jashtë pasi një person tentoi të përleshej me të

(Foto: Instagram/leomessi/screenshot/Twitter)

Nuk ndodh shpesh që mediat të raportojnë për përfshirjen e Lionel Messit në ndonjë incident, mirëpo kjo ka ndodhur në Ibiza të Spanjës.

Gjatë fundjavës, futbollisti argjentinas kishte dalë me bashkëlojtarët e tij, si Luis Suarez, Jordi Alba, e ish-bashkëlojtari Cesc Fabregas, për të shijuar jetën e natës.

Mirëpo, nata nuk ka shkuar e qetë dhe me argëtim të plotë për 32-vjeçarin, pasi ai është përfshirë në një zënkë me një person të pranishëm në ndejën ku ndodhej ai.

Në rrjetet sociale janë publikuar një sërë videosh, ku shihet ndërhyrja e stafit të sigurimit për ta shoqëruar Messin jashtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lionel Messi

Nuk dihet arsyeja e fillimit të incidentit dhe kush ka qenë i përfshirë, por The Sun raporton se personi në fjalë kishte tentuar të ndeshej fizikisht me futbollistin.

“Një person në Ibiza u përpoq të përleshej me Messin. Messi nuk është lënduar dhe është shoqëruar sigurt jashtë zonës nga stafi i sigurimit”, ka shkruar njëri prej të pranishmëve në ndejë që e ka publikuar njërën nga videot.

Ndryshe, lojtari ndodhet aktualisht në pushime në Ibiza me bashkëshorten Antonela Roccuzzo dhe tre fëmijët e tyre. Ndërsa atje e kanë shoqëruar edhe futbollistët e përmendur me partneret e tyre. /Telegrafi/