Site icon Telegrafi

Messi pas ndeshjes nuk e përshëndet gjyqtarin edhe pse ky i fundit ia zgjatë dorën

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, shënoi një herë ndaj Gironas, por skuadra e tij nuk arriti të marr fitore, duke barazuar 2-2.

Edhe pse Barcelona ishte në epërsi ndaj Gironas, por ishte uruguaiani Christian Stuani që shënoi dy herë duke e zënë ngushtë Barcelonën.

Një goli i Gerard Piques barazoi ndeshjen edhe pse Barcelona u mundua deri në fund të fitojë.

Tensioni ishte i madh, pasi gjyqtari Jesus Gil Manzano, e largoi me karton të kuq, Clément Lengletin.

Gerard Pique ishte ai që në tunel në pas pjesës së parë iu drejtua keq gjyqtarit për kartonin e kuq.

Në fund të ndeshjes ishte kapiteni Lionel Messi, që iu afrua gjyqtarit dhe pavarësisht se Gil Manzano ia ofroi dorën për përshëndetje, argjentinasi e refuzoi.

Barcelona pas këtij barazimi është në të njëtin numër pikësh me Real Madridin, 13 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version