Lionel Messi ka thënë se nuk ka kohë që Argjentina të ankohet pas humbjes së tyre 2-0 ndaj Kolumbisë në ndeshjen e parë në Copa America.
Argjentina u mposht nga Kolumbia pas dy golave të pranuara në pjesën e dytë, me shënues Roger Martinez (71′) dhe Duvan Zapata (86′).
Pavarësisht nga humbja, ylli i Barcelonës, Messi beson se ka kohë që kombëtarja e tij të kthehet.
“Ka gjëra pozitive për të dalë nga kjo humbje, jemi gati të pranojmë sfidën që kemi”, ka thënë fillimisht Messi pas ndeshjes.
“Nuk ka kohë për t’u ankuar, duhet të shikojmë përpara, duhet të ngremë kokën dhe të vazhdojmë, ka akoma shumë kohë deri tek përfundimi i turneut”.
“Ata mbajtën topin mirë, por nuk krijuan mundësi të qarta, por kur morëm lojën dhe filluam sulmet në pjesën e dytë, ata shënuan”.
“Kur ishim duke luajtur në mënyrën më të mirë, shënuan një gol të shkëlqyeshëm dhe kjo na kushtoi”.
“Do ta marrim këtë humbje si mësim për ndeshjet e ardhshme. Vazhdojmë të varemi nga vetja jonë. Nuk është e lehtë të fillosh me humbje, por nëse e mposhtim Paraguain, kthehemi në një situatë të rehatshme”, përfundoi argjentinasi.
Ndeshja kundër Paraguait është më 19 qershor, ndërsa përfundojnë ndeshjet e Grupit B me një ndeshje kundër të ftuarve të Katarit. /Telegrafi/