Telegrafi

Messi i pafat, nuk arrin ta gjej golin pas disa driblimeve maestrale ndaj katër apo pesë lojtarëve të Atleticos

Lionel Messi nuk ka pasur fat gjatë një aksioni individual në ndeshjen e Barcelonës ndaj Atletico Madridit.

Barcelona dhe Atletico Madridi e kanë mbyllur pa gola (0-0) pjesën e parë të ndeshjes derbi të javës së 35-të në La Liga.

Megjithatë, vendasit katalunas kishin diçka më shumë nga loja dhe disa herë ishin afër golit të epërsisë.

Njëri nga rastet më të mira padyshim se ishte ai i minutës së 41-të i krijuar i gjithi nga Messi.

Ylli argjentinas mori një top në gjysmën e fushës së tij, ndërsa me një depërtim maestral kaloi disa futbollistë kundërshtar.

Por, edhe pas atyre driblimeve të bukura dhe arritjes në pozitë të mirë për të gjuajtur, Messi ishte i pafat pasi goditja përfundoi jashtë portës. /Telegrafi/

https://twitter.com/MessiMX10i/status/1391044708898680833

https://twitter.com/Lionel10Team/status/1391044695250321409

https://twitter.com/TotalLeoMessi/status/1391048199109062660