Lionel Messi tashmë ka dërguar faksin te Bracelona ku thuhet se e dëshiron largimin nga klubi në këtë verë.
Ylli argjentinas ka mbetur i zhgënjyer me neglizhencën e bordit të klubit në këto pesë vitet e fundit, andaj mendon se ka ardhur koha e tij që të largohet.
Por, Messi ende nuk është në dijeni se nuk mund të largohet aq lehtë nga Barcelona.
Blaugranasit janë duke kaluar nëpër një krizë ekonomike dhe vështirë se mund ta lënë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë të largohet si lojtar i lirë.
33-vjeçari në faksin e dërguar, ka bërë me dije se ai dëshiron të përdor të drejtën e tij për të shkëputur kontratën, mirëpo ajo mundësi i ka kaluar në fillim të muajit qershor.
Argjentinasi nuk do të mund të shfrytëzojë atë vendim, andaj do të duhet të përballet me ligjet e caktuara nga klubi në kontratë.
Klauzola e Messit është 700 milionë euro, mirëpo që skuadra katalunase do ta lejonte atë të largohej në shumën e mbi 300 milionë eurove.
Interi, Paris Saint-Germain dhe Manchester City, janë klubet më të interesuara, mirëpo që Barcelona në rast se pranon shitjen e lojtari, do të kërkojë shumën e lartë.
Ditë më parë është raportuar se ka anëtarë të bordit të klubit katalunas që e duan largimin e Messit, me vetëm Ronald Koemanin që i ka thënë se privilegjet e tij në klub i kanë përfunduar.
Kjo situatë e ka acaruar argjentinasin dhe thuhet se largimi i tij nga Camp Nou pas 20 vitesh qëndrimi do të jetë i paevituar. /Telegrafi/