Telegrafi

Messi nuk i ka shënuar vetëm këtyre dy skuadrave në Camp Nou në La Liga

Me golin ndaj Leganes, Lionel Messi, tashmë ka vetëm dy skuadra që nuk ka arritur t’i shënon gol në Camp Nou në La Liga.

Bëhet fjalë për skuadrat Xerez dhe Hercules.

Nga 36 skuadrat që është përballur në Camp Nou, ylli argjentinas i ka shënuar 34 prej tyre.

Vlen të theksohet se ky ishte goli i 33 në 34 ndeshje këtë sezon për Messin në të gjitha garat. /Telegrafi/