Lionel Messi ka shpërthyer pas ndeshjes ndaj Kilit ku u përjashtua edhe me karton të kuq.
Kapiteni i Argjentinës nuk e pranoi medaljen e bronztë duke bërë akuza të mëdha ndaj vendit nikoqir të Copa America dhe ndaj Conmebol.
Ylli më i madh i Argjentinës ka thënë se nuk ka dashur të bëhet pjesë e korrupsionit dhe kjo është arsyeja që nuk e ka pranuar medaljen.
“Nuk e mora medaljen se nuk dua të bëhem pjesë e korrupsionit, e mënyrës si na kanë trajtuar në këtë garë”.
Tutje Messi ka thënë se largohet me kokën lartë, pasi meritonin edhe finalen.
“Largohemi me kokën lart, sepse me atë që treguam, duke qenë superiorë ndaj Brazilit, meritonim të shkonim në finale”, tha Messi.
Messi ka thënë se është e qartë që vendi nikoqir Brazili do të dal kampion, pasi ashtu është e gatuar gjithçka.
“Tashmë është e qartë që Brazili do të dalë kampion, gjithçka është gatuar ashtu. Edhe nëse gjyqtarët nuk do ndikojnë, Peruja mendoj se nuk ka shumë shanse”.
“Unë them gjithnjë të vërtetën, kështu jam i qetë. Kartoni i kuq ka qenë për fjalët që thashë pas ndeshjes me Brazilin”, përfundoi kapiteni argjentinas. /Telegrafi/