Telegrafi

Messi nuk e përjashton mundësinë e transferimit në Kinë

Në një intervistë të dhënë për “ESPN China”, Lionel Messi ka hedhur poshtë mundësinë për një transferim në Kinë, duke theksuar dëshirën për ta mbyllur karrierën te Barcelona.

Por, ai ka lënë një pikë shprese për klubet kineze, duke thënë se të ardhmes nuk i dihet.

“Nuk mund të them se transferimi në Kinë është i pamundur, askush nuk mund ta thotë një gjë të tillë në futbollin e sotëm, por nuk më ka shkuar asnjëherë në mendje”.

“Ajo që kam dashur gjithmonë është të mbyll karrierën te Barcelona. Kjo është ëndrra ime. Mendoj vetëm për këtë klub dhe që të fitojë sa më shumë tituj që të jetë e mundur sezonin e ardhshëm”. /Telegrafi/