Lionel Messi thotë se nuk e ka ditur që Neymar do të bashkohet me Paris Saint-Germainin deri më minutën e fundit.
Braziliani u largua nga Barcelona në këtë verë për një rekord prej 222 milionë euro.
Marrëveshja ishte bërë e ditur në media, derisa zyrtare ishte kur Neymar shkoi në qendrën stërvitore të Barcelonës dhe e tregoi dëshirën për tu larguar.
Gerard Pique kishte thënë se ai në dasmën e Messit i kishte dhënë indikacione se do të largohej.
Messi, thotë se nuk ka ditur asgjë deri në momentin kur u largua.
“Të jem i sinqertë, nuk e kam ditur”.
“Deri në ditën e fundit të turneut veror bisedonim, por nuk dinim asgjë. Ai thoshte se nuk e kishte të qartë dhe si do të rrjedhin gjërat. Të tjetër thoshin se e kanë ditur. Por deri në minutën e fundit, ne kemi folur normalisht”.
Luis Suarez e ka pranuar se ka biseduar me Neymarin pasi e morën vesh se ai do të largohet.
“Provuam që ta bindim që të qëndrojë dhe i thamë: Neymar mos shko sepse nuk do të jesh i lumtur”.
“I treguam që nuk duam që ai të largohet, por nëse e dëshiron këtë je i lirë të marrësh vendimin. Për miqësinë që kishim ne, ishim të mërzitur që iku”, ka thënë Suarez.
Neymar prej kalimi te PSG ka shënuar 11 gola në 12 ndeshje. /Telegrafi/