Site icon Telegrafi

Messi nuk e ka ndërmend ta thërras në dasmë Enriquen!

Leo Messi ka befasuar të gjithë me vendimin e fundit.

Argjentinasi ka vendosur të mos e ftojë në dasmën e martesës trajnerin që sapo u largua nga Barcelona, Luis Enriquen.

Tekniku katalunas qëndron jashtë listës të të ftuarve për dasëm dhe ky fakt i ka çuditur edhe mediat spanjolle, përcjellë “Lajmi.net”.

Messi ka ftuar të gjithë shokët e ekipit, mjekët, masazhatorët dhe fizioterapistët.

Ylli argjentinas do të lidhë kurorë me Antonella Rocuzzon më 30 qershor.

Exit mobile version