Lionel Messi do të luaj për herë të fundit në një Kampionat Botëror me Kombëtaren e tij Argjentinën.
Shtatë herë futbollisti më i mirë në botë synon që ta fitojë Botërorin e tij të parë, pasi një gjë të tillë nuk e ka bërë kurrë.
Për Messin në fakt ky do të jetë botërori i pestë në karrierën e tij dhe arritja më e madhe është në finalen e vitit 2014.
Messi ka folur duke thënë se ka presion të madh për Botërorin nga askush më pak e më shumë se nga djali i tij Thiago dhe bashkëshortja e tij Antonela.
“Ashtu si në gjithë Argjentinën, edhe në familjen time Kupa e Botës po pritet me ankth, sidomos nga ana e Antonelës dhe Thiagos. Ai shikon gjithë videot e ndeshjeve të Kombëtares, studion kundërshtarët e mundshëm dhe di me saktësi se kur do luhet ndeshja e parë e Argjentinës, e dyta dhe kështu me radhë”.
“Ai është nervoz dhe ndjen ankth. E vërteta është se kjo më shton presionin, më vendos mua nën një presion të tmerrshëm”, deklaroi Messi.
Tutje ylli i PSG-së ka folur edhe për favoritët, duke thënë se përkundër që Argjentina është në një moment të mirë nuk janë në mesin e skuadrave favorite për ta fituar Botërorin.
“Ne po kalojmë një moment shumë të mirë, por nuk jemi favoritë. Nuk kam bërë asnjë premtim në lidhje me Botërorin, dhe as që kam ndërmend ta bëj”.
“Vetëm Zoti e di dhe e vendos se çfarë do të ndodhë. Ai e di se kur vjen momenti i duhur dhe ka një plan rreth asaj që do të ndodhë. Sigurisht që mendja më rri te Kupa e Botës, por nuk jam tip që bëj premtime”, deklaroi kapiteni i Argjentinës. /Telegrafi/