Atëherë kur Argjentina kishte më së shumti nevojë për Lionel Messin ai shfaqet dhe atë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kombëtarja e Argjentinës fitoi me rezultat 1-3 ndaj Ekuadorit dhe kështu u kualifikua në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Rusi në vitin 2018.
Mysafirët e filluan takimin në mënyrën me të keqe të mundshme, kjo pasi në minutën e parë Ekuadori shënoi me anë të Romario Ibarra.
Pas kësaj në skenë doli Messi i cili mori gjithë Argjentinën në supe.
Ai së pari shënoi në minutën e 12-të pas asistimit nga Angel Di Maria dhe pastaj edhe një herë në minutën e 20-të dhe kështu skuadrat shkuan në pushim me rezultat 1-2.
Het-triku nga ylli i Barcelonës u kompletua në minutën e 62-të pas asistimit të Enzo Perez.
Pas kësaj fitore Argjentina kualifikohet në Kupën e Botës si e treta e grupit me 28 pikë nga 18 takime.
Në vendin e parë përfundoi Brazili me 41 pikë, i ndjekur nga Uruguai me 31. Edhe Kolumbia vazhdon me tej me 27 pikë, kurse Peru që renditet e pesta do kërkojë pjesëmarrjen në këtë garë nëpërmjet fazës ‘play-off’. Formacionet zyrtare nga takimi:
Argjentina: Romero; Mercado, Mascherano, Otamendi, Acuña; Pérez, Biglia; Salvio (Fazio’), Messi, Di María (Paredes 84’); Benedetto (Icardi 76’).
Ekuadori: Banguera; Velasco, Aimar, Arboleda, Ramírez; Orejuela; Ibarra, Intriago (Uchuari’), Cevallos (Valencia 41’), Ibarra; Ordóñez (Estrada Martinez 54’). /Telegrafi/