Telegrafi

Messi niset drejt Parisit me familje për të finalizuar transferimin

Lionel Messi është nisur drejt Parisit për të mbyllur kalimin te Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas e përfundoi aventurën te Barcelona pas 21 vitesh, derisa mes lotëve njoftoi se ishte i detyruar të largohej shkaku i rregullave të La Ligës.

Ylli 34-vjeçar tashmë gjendet në aeroportin e Barcelonës së bashku me familjen e tij për t’u nisur më pas për në Paris.

Në orët e mbrëmjes, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të arrijë në kryeqytetin e Francës, për t’i kompletuar testet mjekësore.

Messi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, me një pagë rreth 35 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1425055166340997144