Lionel Messi do të mbaje nesër (e diele) konferencë për media nga hapësirat e Camp Nou.
Tashmë dihet se ylli argjentinas do të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë, pasi shkaku i krizës financiare që ka kapluar klubin, nuk mund të ndodhë regjistrimi i tij.
Edhe pse dëshira e tij ishte që ta rinovonte kontratën me katalunasit, një gjë e tillë nuk është lejuar nga La Liga.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Messi do të mbajë një konferencë për media direkt nga Camp Nou.
Nga aty, 34-vjeçari do të shfaq pikëpamjet e tij për të gjithë atë që ndodhi, por edhe për t’u përshëndetur me klubin dhe fansat.
Messi pritet që të kalojë te Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, por edhe më i paguari në histori të futbollit. /Telegrafi/
Press conference tomorrow. Lionel Messi will speak from Camp Nou. 🇦🇷🔴 #Messi #FCB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 7, 2021