Telegrafi

Messi në super formë – shënon golin e dytë personal pas asistimit të Griezmann

Barcelona është duke fituar me rezultat 3-1 ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të La Ligas.

Katalunasit po zhvillojnë një ndeshje shumë të mirë, me Lionel Messin që duhet se është në formë të jashtëzakonshme.

Goli i tretë i Barcelonës erdhi pas një aksioni të bukur nga e majta, ku Antoine Griezmann asistoi te Messi i cili me një goditje të fortë shënoi për 3-1.

 

Ky ishte goli i nëntë sezonal i Lionel Messit.

Barcelona duket në rrugë të mirë që të marr fitoren e radhës. /Telegrafi/