Me gjithë spekulimet për të ardhmen e tij, Lionel Messi vazhdon të dëshmojë se është vendimtar për Barcelonën.
Superylli i katalunasve u inkuadrua në minutën e 57-të ndaj Real Betisit dhe i mjaftuan pak më shumë se dy minuta për të shënuar.
Me praninë e argjentinasit në fushë, Blaugranët u frymëzuan që ta fitonin takimin me rezultat 3-2
https://twitter.com/Lazan7nhona/status/1358526140663685125
Goli i shënuar ishte i 13-ti për Messin në këtë sezon dhe ai është barazuar në listë me Youssef En-Nesyri të Sevillas.
Listën për golashënuesin më të mirë të La Ligas e udhëheq miku i afërt i 33-vjeçarit, Luis Suarez, i cili është duke shkëlqyer te Atletico Madridi. /Telegrafi/