Lionel Messi ka mbajtur konferencën e parë për shtyp pas konfirmimit si lojtar i ri i Paris Saint-Germain.
PSG konfirmoi dje (e martë) gjatë mbrëmjes zyrtarisht transferimin e Messit si lojtar i lirë.
Messi nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare me PSG-në me opsion për të vazhduar për një vit të tretë.
Ylli argjentinas thuhet se do të fitojë plot 35 milionë euro në vit te klubi francez, ndërsa transferimi i tij është pritur me entuziazëm të madh nga të gjithë.
34-vjeçari tashmë ka folur fjalët e para në konferencën e tij të parë si lojtar i PSG-së, teksa ka vënë theksin edhe te largimi i tij nga Barcelona.
⚽ Live presentation of Leo Messi from the Parc des Princes 🔴🔵https://t.co/iAu1XNO7YF
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 11, 2021
“Largimi nga Barcelona ishte shumë e vështirë. Por, jam shumë i lumtur që i bashkohem Paris Saint-Germain, klubit ambicioz me një ekip të nivelit të lartë”.
“Ata kanë qenë shumë të shpejtë dhe seriozë në negociata menjëherë pas deklaratës së Barçës të enjten e kaluar”, ka thënë Messi. /Telegrafi/