Site icon Telegrafi

Messi në dyshim për përballjen ndaj Interit

Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi është dyshim të madh për t’u paraqitur në përplasjen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit, pasi Barcelona konfirmoi një tjetër dëmtim muskulor.

Dy klubet e mëdha evropiane luajnë mes vete në Camp Nou më 2 tetor dhe do të jetë në garë me kohën që ylli argjentinas të jetë gati.

Sipas deklaratave të fundit nga Blaugranët, Messi pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë gjatë ndeshjes të së hënës me Villarrealin.

Lexo po ashtu Barcelona jep detaje për lëndimin e Lionel Messit

Kjo kishte qenë ndeshja e parë e rikthimit të argjentinasit si titullar, pasi kishte humbur katër ndeshjet e para të La Ligas pas dëmtimit të mëparshëm.

Messi pas lëndimit ndaj Villarrealit (Foto/Getty Images/Guliver)

Messi gjithashtu luajti si zëvendësues kundër Borussia Dortmundit dhe Granadas javën e kaluar.

Deklarata e Barcelonës thjesht shënon se ai do të monitorohet çdo ditë për të përcaktuar disponueshmërinë e tij, por sipas mediave spanjolle gjasat janë të vogla që të luaj ndaj Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version