Lionel Messi është në dilemë për përballjen e së shtunës ndaj Valencias, derisa po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi.
Sulmuesi argjentinas ende nuk e ka bërë asnjë paraqitje te Barcelona në këtë sezon, pas lëndimit që kishte pësuar në ndeshjes parasezonale.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë po vazhdon të stërvitet i vetëm, derisa ka humbur sesionin të martën dhe të mërkurën me bashkëlojtarët e tjerë.
Lojtari 32-vjeçar thuhet se sot (e mërkure) ka ndaluar stërvitjet shkaku që lëndimi i tij i është përsëritur dhe që nuk do të mund të luajë ndaj Valencias.
Me këtë lëndim në muskuj, Messi mund ta humbet edhe përballjen ndaj Borussia Dortmundit më 17 shtator në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/