Telegrafi

Messi mund të largohet nga Barcelona vitin e ardhshëm, këtë ia mundëson kontrata

Brenda kontratës së Lionel Messit me Barcelonën që ka kohëzgjatje deri në vitin 2021, ekziston një klauzolë që i lejon atij të zgjedhë në fund të çdo viti, nëse do ta vazhdojë apo jo.

Sipas El Pais, ky vendim merret vetëm me dëshirat dhe ndjenjat e Messit, në fund të çdo sezon. Ai i mbushë 32 vjet në mes të këtij edicioni.

Kapiteni i klubit nuk dëshiron të jetë skllav pas çdo rinovimi, për këtë e ka lënë këtë klauzolë.

Lionel Messi te Barcelona . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Ai tashmë ka rinovuar me Barçën tetë herë, së fundmi në vitin 2017, ndësa hera e parë ndodhi  në vitin 2005.

Burimet brenda klubi e kanë pranuar për El País, këtë gjë.

Lexo po ashtu Fabregas: Messi ka qenë më i miri për 15 vjet, vështirë të lind edhe një tjetër si ai

“Ne e pranojmë që ai mund të ndërpres sa herë që të dojë, në fund të çdo sezoni, dhe kjo është ajo që të dy palët kanë rënë dakord”.

Messi. legjendë e Barcelonës . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Kjo klauzolë nuk është unike vetëm për argjentinasin pasi të njëjtën e kishin Andres Iniesta, Carles Puyol dhe Xavi.

Marrëveshja është ndërtuar mbi besimin mes Barcelonës dhe Messit dhe klubi nuk i frikësohen atij që të negociojë me një klub tjetër. /Telegrafi/