Brenda kontratës së Lionel Messit me Barcelonën që ka kohëzgjatje deri në vitin 2021, ekziston një klauzolë që i lejon atij të zgjedhë në fund të çdo viti, nëse do ta vazhdojë apo jo.
Sipas El Pais, ky vendim merret vetëm me dëshirat dhe ndjenjat e Messit, në fund të çdo sezon. Ai i mbushë 32 vjet në mes të këtij edicioni.
Kapiteni i klubit nuk dëshiron të jetë skllav pas çdo rinovimi, për këtë e ka lënë këtë klauzolë.
Ai tashmë ka rinovuar me Barçën tetë herë, së fundmi në vitin 2017, ndësa hera e parë ndodhi në vitin 2005.
Burimet brenda klubi e kanë pranuar për El País, këtë gjë.
“Ne e pranojmë që ai mund të ndërpres sa herë që të dojë, në fund të çdo sezoni, dhe kjo është ajo që të dy palët kanë rënë dakord”.
Kjo klauzolë nuk është unike vetëm për argjentinasin pasi të njëjtën e kishin Andres Iniesta, Carles Puyol dhe Xavi.
Marrëveshja është ndërtuar mbi besimin mes Barcelonës dhe Messit dhe klubi nuk i frikësohen atij që të negociojë me një klub tjetër. /Telegrafi/