Site icon Telegrafi

Messi mund të humbë gjithë edicionin 2020/21 duke tentuar të largohet nga Barcelona

Barcelona beson se mënyra e vetme se si Lionel Messi mund të largohet nga klubi si lojtar i lirë, është nëse nuk luan në asnjë takim të edicionit 2020/21.

Lojtari 33-vjeçar ka dorëzuar letrën për largim në të martën e javës së kaluar, derisa beson se nuk ka klauzolë lirimi për 700 milionë euro.

Është raportuar se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë kishte nënshkruar atë klauzolë në vitin 2017, derisa kishte shansin që të largohej si lojtar i lirë para 1 qershorit të këtij viti.

Lexo po ashtu Tifozët e skuadrës gjermane krijojnë një fond për të transferuar Messin – iniciativa bëhet virale në internet

ESPN raporton tani se Messi mund të humbë të gjithë edicionin 2020/21 në rast se tenton të largohet si lojtar i lirë.

Barcelona mund të ashpërsojë qëndrimin e tyre dhe mos të lejojë argjentinasin të luajnë në asnjë ndeshje, derisa t’i skadojë kontrata në verën e vitit 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version