Site icon Telegrafi

Messi mohon bisedat me Xavin për të ardhmen

Barcelona ka zbuluar të gjitha qëllimet e saj për të rikthyer Lionel Messin në klub gjatë verës, por sulmuesi i Paris Saint-Germain ende nuk është i bindur.

Superyllit argjentinas i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ndërkohë që faktori vendimtar do të jetë bindja e Messit për t’iu bashkuar sërish klubit, duket sikur financat do të jenë pengesa më e madhe.

Menaxheri Xavi Hernandez ka folur pozitivisht për mundësinë e kthimit të Messit gjatë sezonit të ri dhe thuhet se është pjesë e përpjekjeve të klubit për të rikthyer atë në klubin ku fitoi gjithçka.

Lexo po ashtu Paris Saint-Germain synon të ndalojë kthimin e Messit te Barcelona

Sipas gazetës Sport, dyshja flasin shpesh në telefon, me Xavin që tregon rregullisht një të ardhme të mundshme me Messin që luan nën urdhrat e tij.

Megjithatë, gazeta katalanase kontaktoi njerëz të afërm të Messit për të komentuar mbi këtë çështje dhe thanë se ata morën një përgjigje nga vetë Messi.

Lexo po ashtu Messi i emocionuar nga planet e Xavit, nëse ai kthehet te Barcelona - trajneri mendon pozicion të ri për argjentinasin

Teksa fillimisht tregoi se dyshja kanë një marrëdhënie shumë të mirë, Messi mohoi që të dy të flasin për të ardhmen e tij si lojtar.

Xavi ishte vendimtar në përpjekjet për rekrutim të Barcelonës verën e kaluar, me disa lojtarë që treguan se ai ishte një faktor i rëndësishëm në vendimin e tyre për t’u bashkuar me klubin. /Telegrafi/

Exit mobile version