Telegrafi

“Messi më i miri, pa të lodhemi më shumë”

Lionel Messi vazhdon të mbetet i lënduar dhe jashtë fushave të blerta.

Por si duket mungesën e tij po e vërejnë të gjithë futbollistët e kampionit spanjoll Barcelonës.

Pasi ditë më parë ishte mesfushori Sergio Busquets që deklaroi se Messi iu mungon, tani është braziliani Neymar që ka folur për yllin argjentinas.

Sipas Neymarit pa Messin në fushë është shumë e vështirë pasi një lojtar si ai nuk mund të zëvendësohet.

“Nuk besoj se mund të zëvendësohet Messi në fushën e lojës. Ai është më i miri në botë, por edhe pikë referimi për ne”.

“Kur mungon, duhet të vrapojmë më tepër për të krijuar hapësira. Unë dhe Suarez vuajmë në këtë aspekt, pasi mbrojtësit kundërshtarë përqendrohen më tepër te ne”.

“Ndërsa kur është Mesi e kemi disi më të lehtë, pasi ai shpërndan forcat e mbrojtësve që kemi përballë”, deklaroi Neymar. /Telegrafi/