Telegrafi

Messi më i miri: Barcelona 5-1 Ferencvaros, notat e lojtarëve

Foto: FC Barcelona/Twitter

Barcelona e ka mposhtur Ferencvarosin me rezultat 5-1 në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Golat për katalunasit i shënuan, Lionel Messi, Ansu Fati, Philippe Coutinho, Pedri dhe Ousmane Dembele, derisa për mysafirët shënoi Ihor Kharatin.

Barcelona natyrisht se ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën  7.22, me Ferencvarosin që u vlerësua 6.10.

Lexo po ashtu Barcelona e fillon sezonin e ri të Ligës së Kampionëve me fitore përballë Ferencvarosit

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Messi që shënoi dhe asistoi nga një herë, duke marrë notën maksimale, 10.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte mbrojtësi mysafir, Adnan Kovacevic me vlerësimin 5.6.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Foto: WhoScored

 

Foto: WhoScored

 

/Telegrafi/