Barcelona e ka mposhtur Ferencvarosin me rezultat 5-1 në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Golat për katalunasit i shënuan, Lionel Messi, Ansu Fati, Philippe Coutinho, Pedri dhe Ousmane Dembele, derisa për mysafirët shënoi Ihor Kharatin.
Barcelona natyrisht se ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën 7.22, me Ferencvarosin që u vlerësua 6.10.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Messi që shënoi dhe asistoi nga një herë, duke marrë notën maksimale, 10.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte mbrojtësi mysafir, Adnan Kovacevic me vlerësimin 5.6.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/