Telegrafi

Messi: Mbrojtja e Barcës më e mirë pa Neymarin

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, beson se ekipi katalanas është më i organizuar në mënyrë defensive që prej largimit të Neymarit drejt PSG-së.

Katalanasit kanë pranuar vetëm gjashtë gola në 19 ndeshje në të gjitha garat katë sezon nën drejtimin e Ernesto Valverdes.

“Ne kemi ndryshuar stilin e lojës që prej largimit të Neymarit”.

“Është e vërtetë se ne kemi humbur opsione në zyre, por ne jemi më mirë të organizuar në mbrojtje dhe në mesfushë po luajmë më qetë e jemi më të baraspeshuar”.

“Largimi i tij na ka bërë të fortë në aspektin defensiv”, u shpreh Messi për Kicker.

Barceona gjendet në vendin e parë në La Liga me epërsi të thellë ndaj Real Madridit.

Klubi katalanas nuk ka asnjë humbje këtë sezon. /Telegrafi/