Telegrafi

Messi: Mbreti i driblimeve

Edhe pse nuk ia doli të marrë trofeun e La Ligës në duar në këtë edicion, Lionel Messi theu shumë rekorde.

Jo vetëm që realizojë 25 gola, që ia siguruar Pichichin e shtatë në karrierë, ai dhuroi edhe 21 asistime, që është numër rekord në ligën spanjolle, por edhe u bë sërish mbret i driblimeve në Spanjë.

Kapiteni i Barcelonës ka arritur t’i bëjë 182 driblime të suksesshme, që është dyfishi i atyre që i ka arriti Nabil Fekir, 98.

Më pas vijnë lojtarë si Andre-Frank Zambo Anguissa me 86, Fabian Orellana me 69 në top katërshe.

Messi edhe një herë e ka pushtuar La Ligën me driblime, derisa brenda dhjetë vitesh ka arritur të fitojë epitetin e dribluesit më të mirë për gjashtë herë.

182 driblimet e bëra, mbesin në vendin e tretë për të, pasi në edicionin 2010/11 kishte arritur katër më shumë, dhe në edicionin 2008/09 me tri më shumë.

Asnjë lojtar nuk ka arritur të bëjë më shumë driblime se Lionel Messi në total në 12 vitet e fundit. /Telegrafi/