Site icon Telegrafi

Messi i lumtur që shënoi golin e parë të shumëpritur në Ligue 1

Lionel Messi ka thënë se ishte i lumtur që shënoi golin e tij të parë në Ligue 1 për Paris Saint-Germain, pasi ata mundën 3-1 Nantes të shtunën mbrëma.

Ylli argjentinas mori një pasim nga Kylian Mbappe afër zonës dhe e dërgoi atë në rrjetë në minutën e 87-të, ndërsa ecuria e pamposhtur e PSG-së në ligë u shtri në pesë ndeshje.

Messi, 34 vjeç, tani ka katër gola në emër të tij për gjigantët francezë, pasi ka shënuar tre herë në Ligën e Kampionëve që nga transferimi i tij nga Barcelona.

Lexo po ashtu PSG fiton me dhjetë lojtarë ndaj Nantes, Messi gjen më në fund golin e parë në Ligue 1

Por, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ishte i kënaqur që ‘theu mallkimin’ në kampionat, pasi deri në ndeshjen ndaj Nantes nuk arriti ta gjente golin.

“Jam i lumtur. Ne patëm shumë raste, por portieri i tyre bëri disa pritje të mira. Por, ne nuk u frikësuam dhe përfunduam duke fituar”, ka thënë fillimisht Messi për Amazon Prime.

Lexo po ashtu Messi shënoi një supergol për të hapur llogarinë e golave në Ligue 1

“Jam i lumtur që shënova këtë gol të parë, në Parc des Princes, para tifozëve”.

“Edhe pse kisha shënuar tashmë në Ligën e Kampionëve, prisja të shënoja në ligë”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/

Exit mobile version