Telegrafi

Messi i lumtur për golin e 100-të në Ligën e Kampionëve

during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match FC Barcelona and Chelsea FC at Camp Nou on March 14, 2018 in Barcelona, Spain.

Tifozët në Camp Nou kanë parë nga afër shkëlqimin e Lionel Messit, ku shënoi golin e  99-të dhe 100-të në Ligën e Kampionëve në fitoren 3-0 ndaj Chelseat. 

Ai ka folur për këtë arritje, ndërsa ka analizuar edhe ndeshjen.

“Jam i lumtur që kam arritur 100 gola në një garë kaq të bukur, por gjëja më e rëndësishme është që të ecim para, përballë një skuadre me lojtar shumë kualitativ”.

Lionel Messi pas golit (Getty)

“Shënuan herët në këtë ndeshje të rëndësishme. Jam i lumtur se si ndodhi”.

“Ishte ndeshje e vështirë, por ne u treguam të fortë. Kur shënuan golin e tretë ishin të kualifikuar”.

Antonio Conte e lavdëroi shumë Messin në konferencë për shtyp, ndërsa argjentinasi e falënderoi për këtë.

Lionel Messi. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

“Nuk i kam dëgjuar, por nëse e ka thënë këtë e falënderoj për fjalët e mira”.

“Jam shumë i lumtur për këtë mbrëmje dhe arritjen në çerekfinale, që ishte gjëja që e dëshironim”.

Ndeshja e radhës për Messin dhe shokët e tij është kundër Bilbaos të dielën. /Telegrafi/