Telegrafi

Messi: Liga e Kampionëve është e veçantë, duam të fitojmë të gjithë trofetë  

Festa e Lionel Messit në Wembley (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi e ka cilësuar paraqitjen e ekipit si të jashtëzakonshme në fitoren e Barcelonës ndaj Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve.

Ylli argjentinas pati një performancë madhështore, duke shënuar dy herë në fitore 4-2, fitore e cila e ka kënaqur Messin, i cili shikon drejt fitimit të trofeut.

“Ishim të vetëdijshëm se me rezultatet që kemi pasur, ka pasur dyshime për këtë ndeshje”, ka thënë fillimisht tha Messi për BeIn Sports.

Lexo po ashtu Barça e fortë për Tottenhamin, vazhdon primatin në Grupin B

“Kurrë nuk është lehtë të luash në udhëtim në Ligën e Kampionëve, veçanërisht kundër një skuadre si Tottenhami”.

“Ishte një provë e madhe por ne prodhuam një performancë të shkëlqyeshme. Pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme, kishte disa lëvizje fantastike”.

Messi dhe Barcelona patën një paraqitje të madhe (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Ne kontrolluam lojën. Kundërshtari ishte i humbur. Jemi të lumtur sepse gjërat shkuan se si donim”.

“Liga e Kampionëve është qershia mbi tortë për të gjitha, por për të fituar atë duhet të bëjmë mirë në La Liga dhe Copa del Rey”.

Lexo po ashtu Tottenham 2-4 Barça: Notat e lojtarëve, Messi ylli

“Nuk është e lehtë të ndryshosh çipin, duhet të futesh në ligë për të bërë mirë në Evropë. Ne nuk do të lëmë anash asnjërën garë”.

“Liga e Kampionëve është e veçantë, por ne do të luftojmë për të fituar edhe kampionatin dhe kupën”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/