Site icon Telegrafi

Messi letër FIFA-s, kërkon uljen e dënimit (Foto)

Lionel Messi të mërkurën mori lajmin për dënimin nga FIFA, me ndalim për katër ndeshje, ndërsa sot u ka dërguar një letër FIFA-s për të kërkuar falje.

FIFA duke parë regjistrimet e ndeshjes, vërejti fyerjen e Messit ndaj gjyqtarit, të cilin komisioni disiplinor e dënoi me katër ndeshje.

Lionel Messi ka reaguar pas këtij vendimi të FIFA-s, duke iu shkruar një letër në të cilën kërkohet falje për sjelljen e tij, por shton se sjellja e tij nuk ishte për dënim për katër ndeshje.

Pritet të shihet nëse FIFA do t’ia zbusë dënimin argjentinasit.

Argjentina është duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror, pasi gjendet në vendin e pestë.

Kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të fazës eliminatore.

Edhe Barcelona ka reaguar për dënimin, duke thënë se ishte i madh. /Telegrafi/

Exit mobile version