Ylli argjentinas, Lionel Messi ka thënë se kampionati spanjoll, La Liga, tani është më garuese se kurrë më parë.
Sot (e hënë) gjatë ditës, La Liga ndau çmimet për më të mirët e sezonit 2017/17 në kampionatin spanjoll.
Edhe kësaj radhe, ylli i Barcelonës, Messi, ishte njëri nga kryesorët e organizimit duke fituar dy çmimet kryesore.
Messi u zgjodh lojtari më i mirë i vitit në La Liga, teksa fitoi edhe çmimin Pichichi si golashënuesi i vitit.
#Messi receives the MVP Trophy of @LaLigaEN 17/18 👑👏! pic.twitter.com/Nh5biebccH
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 12, 2018
Pas pranimit të këtyre dy trofeve, Messi u pyet për kampionatin spanjoll, të cilin e cilësoi më garues se kurrë më parë.
“Është mirë që La Liga tani është më konkurruese se kurrë më parë”, ka thënë fillimisht Messi për gazetën Marca.
“Asgjë nuk është e lehtë, kushdo mund të mundë këdo”.
“Shpresoj të vazhdojë kështu edhe për shumë kohë”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/