Lionel Messi beson se La Liga është garë “më e rëndësishme” për Barcelonën, duke e vendosur atë përpara Ligës së Kampionëve dhe Copa del Rey .
Në të gjithë karrierën e tij të deri më sot, 32-vjeçari ka plot 10 herë titullin në La Liga, me katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe gjashtë Copa del Rey.
Duke folur pasi mori të mërkurën Këpucën e Artë, argjentinasi zbuloi preferencën e tij për suksesin e brendshëm, duke përmendur se klubet kanë një shans më të mirë për të arritur në garat e tjera kur ata po performojnë mirë në ligat e tyre.
“Liga e Kampionëve është diçka e veçantë për ne dhe ne duam ta fitojmë atë çdo vit”, ka thënë fillimisht Messi.
“Edhe pse e dimë që La Liga është më e rëndësishmja sepse kjo do t’ju bëjë që të jeni konkurrues në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Spanjës”.
“Është e vështirë kur nuk je duke bërë mirë në La Liga dhe po përpiqesh të bësh mirë në Ligën e Kampionëve”.
“Është e vërtetë që ne flasim gjithmonë për Ligën e Kampionëve, por nuk harrojmë La Ligën dhe Kupën Spanjolle, sepse ne jemi Barcelona dhe duam të fitojmë të gjitha titujt”, përfundoi argjentinasi.
Ndryshe, katalunasit në sezonin e fundit arritën ta fitojnë La Ligan, por jo edhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/