Site icon Telegrafi

Messi kthehet titullar te Barcelona ndaj Real Betisit, formacionet zyrtare

Barcelona dhe Real Betiti kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga, ku Lionel Messi është kthyer titullar. 

Blaugranët janë nikoqir të Betisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga, e cila pritet të zhvillohet në Camp Nou me fillim nga ora 16:15.

Skuadra e Ernesto Valverdes vjen në këtë ndeshje me formë të lartë prej tri fitoreve radhazi dhe pret ta marr edhe një të radhës ndaj Betisit.

Në anën tjetër, Betisi nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Pique, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Malcom, Suarez, Messi. 

Real Betis: Lopez; Tello, Mandi, Bartra, Sidnei, Junior; William, Guardado, Lo Celso, Joaqin; Loren.

/Telegrafi/

Exit mobile version