Telegrafi

Messi kthehet në stërvitjen e Barcelonës, mbërrin i pari nga të gjithë

Lionel Messi është kthyer në kompleksin stërvitor të Barcelonës në Sant Joan Despi.

Ai arriti rreth një orë e gjysmë para nisjes së seancës të së hënës, i gatshëm të stërvitej për herë të parë nën urdhrat e trajnerit të ri Ronald Koeman.

Pasi qëndroi larg ekipit javën e kaluar, kur edhe zhvillohej saga e tij e transferimit, Messi më pas bëri një test për coronavirus të dielën dhe tani është kthyer në punë këtë të hënë.

Shumë gazetarë po prisnin jashtë kompleksit të stërvitjes në pritje të ardhjes së argjentinasit për këtë seancë me dyer të mbyllura dhe ai ishte i pari që mbërriti.

 

Ylli i ekipit është mirë dhe me të vërtetë është kthyer dhe po përgatitet për sezonin e ri së bashku me shokët e tij të skuadrës. /Telegrafi/