Telegrafi

Messi kthehet në stërvitje me skuadrën, mund të luajë ndaj Real Betisit

Lionel Messi është rikthye në stërvitje me shokët e tij të Barcelonës të mërkurën pasdite.

Një ndihmë e mirëpritur për Ernesto Valverden para ndeshjes së Blaugranave ndaj Real Betis të dielën.

Superylli argjentinas pësoi një dëmtim në ditën e parë të kthimit të tij pas pushimit, duke punuar i vetëm që atëherë.

Dëmtimet e Ousmane Dembele dhe Luis Suarez kanë bërë që ekipi mjekësor i Barcelonës ta shpejtojë rikuperimin e argjentinasit.

Pa Messin në skuadër, Barcelona humbi ndeshjen hapëse 1-0 ndaj Athletic Bilbaos.

Vetëm Antoine Griezmann mbetet i aftë dhe i sigurt prej yjeve të sulmit për ndeshjen e radhës. /Telegrafi/