Ylli argjentinas, Lionel Messi vazhdon të mahnit me lojën e tij me koleksionimin e vazhdueshëm të rekordeve.
Sulmuesi i Barcelonës është pesë herë fitues i Topit të Artë, si çmimi më i madh individual në botë që i jepet një futbollist.
Krahas saj, Messi ka fituar edhe shumë trofe ekipor me Barcelonën, si La Ligan, Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretërit, Kupën e Kupave Evropiane, Kupën e Kupave Botërore, Superkupën e Evropës dhe shumë të tjera.
Por, ylli argjentinas tani ka koleksionuar edhe një rekord tjetër individual, i cili është një arritje e madhe për një futbollist.
Messi në ndeshje ndaj Malagas, edhe pse nuk arriti të gjej golin, e bëri një asistim tek goli i dytë i skuadrës, i shënuar nga Andres Iniesta.
Ky asistim bënë që Messi të bëhet lojtari i parë në La Ligas që arrin të përfshihet në 500 gola.
⚽️ 360 goles
🎁 140 ASISTENCIAS¡Messi ha participado en 500 goles en sus 391 partidos con el @FCBarcelona_es en #LaLiga! 🔝🔝 #BarçaMálaga pic.twitter.com/kdwRHqq4Ds
— LALIGA (@LaLiga) October 21, 2017
Argjentinasi këtë rekord e ka arritur për vetëm 391 ndeshje të luajtura me Barcelonën në kampionatin spanjoll.
Nga to, Messi ka shënuar 360 gola dhe ka bërë 160 asistime. Shifra vërtetë të frikshme për një futbollist që ka vetëm 30 vjet.
Me këtë rekord, Messi ka treguar që më shumë i nevojitet ai futbollit, sesa futbollit atij. Thjesht magjik. /Telegrafi/